Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Punëtorët teknikë të shkollave dhe QMF-ve në Prishtinë protestojnë të premten

Me kërkesën për rritje të pagave, Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat, të premten do të organizojë një protestë para objektit të komunës së Prishtinës.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, të mërkurën ka konfirmuar se vendimi për protestë, është marrë pas takimit me kryetarë të shoqatave sindikale të punëtorëve teknikë të disa shkollave të Prishtinës dhe punëtorëve të Qendrave të Mjekësisë Famlijare (QMF).

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Azemi ka theksuar se po kërkojnë rritjen e pagave, ngase sipas tij, paga prej 230 euro për këta punëtorë është e pamjaftueshme.

Ai ka thënë se shpreson që me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, do te gjejnë një gjuhë e përbashkët sa u përket kërkesave të punëtorëve.

“Të gjithë punëtorët e sektorit privat kompanive të cilat janë të kontraktura me komunën e Prishtinës që mbajnë mirëmbajtjen e shumë shkollave ne kemi bërë kërkesë të takohemi me kryetarin që paga e këtyre punëtorëve të rritet dhe kushtet të përmirësohen. Pagat e punëtorëve janë 230 euro, shumë të vogla dhe duhet të njoftojmë komunën se nuk mund të punojmë me këto paga”, ka deklaruar Azemi. /EO