Arbëri

Hiqet ishulli i këmbësorëve në rrugën “Xhorxh Bush”

Descriptive Text

Ishulli i këmbësorëve në rrugën “Xhorxh Bush” ka nisur të largohet të martën në mëngjes. Siç ka paralajmëruar drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, një ditë më parë në emisionin “038” në KTV, ndryshimi është pjesë e organizimit për festat e fundvitit në rrugën që do të qëndrojë e mbyllur për qarkullim të veturave deri më 8 janar.

Në këtë rrugë tashmë janë vendosur edhe shtëpizat e “Verë e n’dimër”. Musliu ka thënë se në vend të ishullit të këmbësorëve do të ketë kalldrëm për t’iu përshtatur festave.

Sipas komunës, kjo pjesë e qytetit planifikohet të jetë sheshi kryesor për festat e fundvitit. Pas tyre, Musliu ka thënë se rruga do të hapet sërish për qarkullim.

Kjo rrugë është paralajmëruar se në të ardhmen do të kthehet në shesh.

{gallery}