Metro

Dëmtohet një gyp i “Termokosit”, disa lagje mbesin pa ngrohje

Foto: Ilustrim
 

Një pjesë e Prishtinës që është e lidhur në ngrohtoren e “Termokosit”, ka mbetur pa furnizim që nga e mbrëmja e së hënës, ka njoftuar kryeshefi i këtij institucioni, Fisnik Osmani.

Ai deklaroi për KOHËN të martën se kjo ka ndodhur për shkak të një dëmtimi, derisa tha se është duke u punuar për t’u rregulluar.