Arbëri

Bujku nga Barileva ankohet se iu vërshua serra nga reshjet e fundit

Bujku Avni Leci nga fshati Barilevë e Prishtinës ka pësuar dëme të mëdha pasi reshjet e mëdha të shiut të ditëve të fundit ia kanë dëmtuar serrën e tij.

Leci ka bërë të ditur për emisionin “Sot” të KTV-së të martën se serra e tij me qepë të reja është dëmtuar tërësisht.

“Janë 10 ari serrë, është qepë e re, uji ka ardhur nga lumi Llap, është dëmtuar serra 100%”, ka thënë Leci.

Ai ka treguar se dëmi shkon në vlerë deri në 5,000 euro.