Metro

Të shtunën bëhet pastrimi gjeneral i rrugës “Qazim Bobaj” në Prishtinë

 

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur të premten se më 1 tetor do ta bëjë pastrimin gjeneral të rrugës “Qazim Bobaj” me parkingjet përreth.

Përmes njoftimit, komuna ka kërkuar bashkëpunimin e banorëve të lagjes, që të shtunën të mos i parkojnë veturat në parkingun paralel me shiritat qarkulles të rrugës e as në trotuare.