Arbëri

“Dita ndërkombëtare pa vetura”, Trafiku Urban pa pagesë të enjten

Në “Ditën ndërkombëtare pa vetura”, Komuna e Prishtinës njoftoi se ditën e enjte të gjithë qytetarët do të lirohen nga pagesa gjatë transportit me trafikun urban.

Sipas vendimit të Komunës, kjo po bëhet për të promovuar dhe siguruar lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët.

“Bazuar në vendimin e Komunës së Prishtinës, për nder të ditës ndërkombëtare pa makina, më 22.09.2022 lirohen nga pagesa të gjithë qytetarët që shfrytëzojnë transportin publik të N.P.K. ‘Trafiku Urban’ SH.A. Qasja në transportin publik promovon dhe siguron lirinë e lëvizjes për të gjithë, pa pasur nevojë të varemi nga statusi i pronësisë së automjeteve”, thuhet në njoftim.