1 perditesime
Metro

Prishtina shmang rrezikun për zgjedhje, miratohet buxheti me dy vota të AAK-së

Prishtina shmang rrezikun për zgjedhje, miratohet buxheti me dy vota të AAK-së
FOTO: KOHA
10:56

Prishtina shmang rrezikun për zgjedhje, miratohet buxheti me dy vota të AAK-së

Komuna e Prishtinës ka shmangur rrezikun për dërgim në zgjedhje të Kuvendit Komunal, pasi të mërkurën ka miratuar buxhetin për vitin 2023, falë edhe dy votave nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Buxheti i Komunës për vitin 2023, në vlerë mbi 105 milionë euro, u miratua me 26 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Dy asamblistët e AAK-së, Valbona Ajeti dhe Taulant Maxharraj, mundësuan kuorumin dhe votimin e buxhetit.

Mbështetje mori edhe propozimvendimi lidhur me kornizën afatmesme buxhetore për periudhën 2023-2025.

Pas votimit të buxhetit, asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje u kthyen në sallë.

10:46

Dy asamblistë të AAK-së mundësojnë kuorumin për buxhetin

Dy asamblistët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Valbona Ajeti dhe Taulant Maxharraj, kanë mundësuar kuorumin për të votuar buxhetin e Komunës së Prishtinës të mërkurën.

Në seancën e shtatë të Kuvendit Komunal të Prishtinës janë të pranishëm 26 asamblistë. Për të kaluar buxheti, 26 vota duhet të jenë pro.

Asamblistët e tjerë të opozitës e kanë bojkotuar përsëri seancën me arsyetimin se kryetari Përparim Rama nuk ka reflektuar në kërkesat e tyre.

Asamblistët e opozitës lëshuan sallën edhe të hënën kur në pikë të rendit të ditës erdhi votimi i buxhetit.