Metro

Musliu: Në Prishtinë parashihet të operojnë 161 autobusë, çmimi i biletave do të ngrihet në 50 centë

 

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, në një intervistë për Ekonomia Online ka treguar se në kryeqytet parashihet të operojnë 161 autobusë.

Ndërmarrja Trafiku Urban, ka sqaruar ai operon, me 51 autobusë e pritet që t’i shtohen 30 të tjerë. Musliu shtoi se me blerjen e autobusëve të rinj do të ngrihet edhe çmimi i biletave nga 40 në 50 centë.