Arbëri

Musliu: Këtë vit janë larë rrugë që s’janë pastruar me dekada në Prishtinë

Drejtori i Shërbimeve Publike në komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, ka thënë se komuna e Prishtinës këtë vit ka pastruar rrugë që nuk janë larë me vite.

Sipas tij, pastrimi po bëhet çdo të shtunë në pjesë të ndryshme të kryeqytetit.

“Jemi duke bërë maksimumin me 6 operatorët ekonomikë. Çdo të shtunë jemi në hapësira të ndryshme për larje. Në çdo javë, çdo të shtunë kemi aktivitete dhe aksione për pastrimin e lagjeve dhe zonave të ndryshme me ujë. Gjatë verës çdo ditë kemi pasur larje të hapësirave. Janë larë rrugë që nuk janë larë me vite. Kemi gjetur bashkëpunim dhe mirëkuptim edhe me operatorët ekonomik”, ka thënë Musliu të martën në “Sot” të KTV-së.

 

VIDEO: