Metro

Musliu: 100 mijë persona ishin në “Sunny Hill”, Gërmia do të kthehet në gjendjen që ishte

 

Parku i Gërmisë do të rikthehet shumë shpejtë në gjendjen në të cilën ishte pas përfundimit të festivalit “Sunny Hill”, ka thënë Ilirik Musliu, drejtor i Shërbimeve Publike.

Musliu ka thënë të martën në “Sot” të KTV-së se po pritet edhe heqja e tërësishme e skenës së festivalit, në mënyrë që Gërmia të pastrohet dhe të kthehet në gjendjen paraprake.