Metro

Pëlcet gypi i ujit në Hajvali, mbesin pa ujë disa fshatra dhe lagje të Prishtinës

 

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se disa fshatra dhe lagje të Prishtinës kanë mbetur pa ujë të pijshëm, si pasojë e një gypi i cili ka pëlcitur në fshatin Hajvali.

“Para pak çastesh ka pëlcitur gypi i ujit me diametër fi 200 mm në fshatin Hajvali. Pa ujë të pijshëm mbesin këto zona: fshati Hajvali, Çagllavica, Veterniku ( pjesa kah " Gorenje"), lagjja "Qëndresa" dhe lagjja" Qershia". Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanimin e defektit në gyp. Po besojmë në sanim sa më të shpejtë!”, thuhet në njoftim.