Arbëri

Prishtina e Graçanica pajtohen për linjën e transportit të udhëtarëve

Descriptive Text

Komuna e Prishtinës dhe ajo e Graçanicës të martën kanë nënshkruar marrëveshjen për lëshimin e linjës së transportit të udhëtarëve.

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka thënë se kjo linjë do ta lirojë komunikacionin në kryeqytet, por sipas tij, edhe do ta ndihmojë komunitetin në Graçanicë.

“Nisja dhe kthimi bëhen nga rrugët: "Mon Balaj", "Fahri Fazliu", "Ilir Konusheci", "UÇK", "Migjeni", "Luan Haradinaj", "Garibaldi", "Gjorgj Bush", Bulevardi "Bill Clinton", Rrethi në M2 vazhdon për Veterrnik, "Jusuf Gërvalla", rruga Prishtinë - Gjilan, Hajvali, Graçanicë dhe përfundon në Kishnicë”, ka njoftuar Zogaj.

 

?? Sot, nënshkruam marrëveshjen ndërmjet Komunës së Prishtinës dhe Komunës së Graçanicës, për lëshimin e linjës së...

Posted by Alban Zogaj on Tuesday, August 2, 2022