Arbëri

Komuna e Prishtinës nis organizimin e për mbledhjen e ndihmave për Ukrainën

Nga e hëna e 1 gushtit, Komuna e Prishtinës ka nisur organizimin për të mbledhur ndihma që do të dërgohen në Ukrainë.

Nënkryetarja e komunës, Donjeta Sahatçiu, ka njoftuar se në bashkësitë lokale në Prishtinë mbledhja e ndihmave do të vazhdojë deri të enjten e 4 gushtit.

Sahatçiu ka publikuar në llogarinë e saj në Twitter edhe listën e produkteve, të cilat qytetarët mund t’i dhurojnë.

“Nëse keni dëshirë të dhuroni ndonjë produkt shtëpie nga lista poshtë për fëmijë, pleq, gra e burra në Ukrainë, dërgoni pako në njërën nga 18 bashkësitë lokale në Prishtinë, prej sot (1/8) e deri t’enjten (4/8), ora 16:00”, ka shkruar ajo.