Arbëri

Largohet tarraca e fundit në sheshin qendror të Prishtinës

Tarraca e fundit që ka mbetur e vendosur në sheshin qendror të Prishtinës është larguar të hënën, ka njoftuar Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Prishtinës.

Ky largim është bërë pas vërtetimit të vendimit të Drejtorisë së Inspektoratit dhe refuzimit të ankesës së palës nga ana e Komisionit për shqyrtimin e ankesave në këtë komunë.

“Pas vërtetimit të vendimit të Drejtorisë së Inspektoratit - Komuna e Prishtinës dhe refuzimit të ankesës së palës nga ana e Komisionit për shqyrtimin e ankesave të Komuna e Prishtinës, fillon largimin i tarracës (konstruksionit) të fundit që ishte i vendosur ne sheshin qendror të Prishtinës”, thuhet në njoftimin e komunës.

Inspektorati në Komunën e Prishtinës ka larguar të gjitha tarracat në sheshin e Prishtinës me qëllim të lirimit të hapësirës publike.