Arbëri

Inspektorati largon tavolinat e lokaleve nga trotuaret në rrugën “Rexhep Luci”

Drejtoria e Inspeksionit të Komunës së Prishtinës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë liruar trotuaret në të dyja anët e rrugës “Rexhep Luci”.

Inspektorati ka larguar tavolinat e kafeneve nga trotuaret.

Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Prishtinës e ka quajtur operacionin “çlirim të hapësirave të uzurpuara nga kafenetë”.

Drejtori i Drejtorisë së Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Florian Dushi, në emisionin “038” në KTV, ka thënë se numri i inspektorëve është shumë i vogël krahasuar me kërkesat dhe ankesat qytetarëve.

“Jemi të përkushtuar që me kaq kapacitete t’i përgjigjemi pozitivisht secilës kërkesë të qytetarëve. Qendrat të cilat i frekuentojnë një numër më i madh i qytetarëve janë liruar nga konstruksionet që janë vendosur pa leje. Ka qenë vendim i kryetarit që të gjitha konstruksionet pa leje në sheshet e Prishtinës dhe në platenë mbi kurriz të pastrohen. Lidhur me tarracën e hotelit ‘Swiss Diamond’ jemi në pritje të vendimit të komisionit”, ka thënë ai.