Komuna e Prishtinës ka njoftuar për investimet që ka nisur në ndriçimin e hapësirave të shkollave të kryeqytetit.
Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka thënë se kanë marrë rekomandim nga Policia e Kosovës për të ndriçuar hapësirat jashtë shkollave.
“Rekomandimi i parë nga Policia e Kosovës ishte të investojmë në ndriçimin e këndeve të errëta në shkolla që rrisin rrezikshmërinë për fëmijët”, ka shkruar ajo në Facebook.
Musmurati është zotuar se komuna nuk do të ndalet deri në rregullimin e plotë të ndriçimit në të gjitha shkollat dhe çerdhet e Prishtinës.