Metro

Nënshkruhet marrëveshja prej 1.5 milionë eurove për zgjerimin e ngrohjes qendrore në Prishtinë

Foto: KOHA
 

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe kryeshefi ekzekutiv i N.P. “Termokos”, Arsim Fetahu, kanë nënshkruar të premten marrëveshjen e bashkëpunimit me Bankën Evropiane për Investime, e cila i mundëson N.P “Termokos” që të përfitojnë grant mbështetës në vlerë prej 1.5 milionë euro.

Kjo marrëveshje parasheh financimin e përditësimit të planit të ngrohjes qendrore, zhvillimin e dizajnit preliminar për zgjerimin e rrjetit, si dhe ofrimin e shërbimeve të tjera të nevojshme për implementimin e zgjerimit të rrjetit të ngrohjes në kryeqytet.