Metro

VV-ja në Prishtinë akuzon Ramën për mungesë dokumentesh në çështjen e “Sunny Hillit”

 

Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë ka akuzuar kryetarin e Komunës, Përparim Rama, për mungesë të plotësimit të dokumenteve në çështjen e dhënies së pronës në Bërnicë për shfrytëzim festivalit “Sunny Hill”.

Asamblistët e VV-së, Gëzim Sveçla dhe Nora Kelmendi, në një konferencë për media të enjten, kanë akuzuar Ramën për zhvendosjen e festivalit në Tiranë.