Arbëri

Nis dezinsektimi në Prishtinë

Descriptive Text

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku, ka folur për dezinsektimin në kryeqytet.

Ai ka thënë se ky proces ka filluar sot, edhe pse me vonesë për shkak të kushteve atmosferike.

Sipas tij, gjatë kësaj kohe do të bëhet dezinsektimi i të gjitha hapësirave në Prishtinë.

“Mushkonjat mund të jenë bartës të shumë sëmundjeve dhe për shkak të rrezikut gjatë periudhës së verës ky proces do të bëhet gjashtë herë. Qytetarët duhet t’i informojnë ekipet e dezinsektimet për hapësirat ku mund të qëndrojnë mushkonjat. Ne po vazhdojmë edhe bashkëpunimin me bletarët”, ka thënë ai.

Sadiku ka thënë se përmes këtij procesi arrijnë t’i shkatërrojnë insektet të cilat shkaktojnë dëme të njerëzit.

Sipas tij, lagjet që kanë qenë të planifikuara të dezinsektohen me 6 qershor, po dezinsektohen sot.

Ai ka thënë se në këtë proces janë futur edhe fshatrat e Prishtinës.