Rama: Procesi i ndërtimit të Xhamisë Qendrore më në fund u vu në binarë

Rama: Procesi i ndërtimit të Xhamisë Qendrore më në fund u vu në binarë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është shprehur i lumtur që procesi i ndërtimit të Xhamisë Qendrore është përmbyllur të hënën me lëshimin e lejes ndërtimore për ndërtimin e saj.
Sipas Ramës, procesi i ndërtimit të saj është shoqëruar me procedura të stërzgjatura, e që “më në fund është vënë në binarët e duhur”.
“Ky proces u shoqërua me procedura të stërzgjatura, me pajisjen e BIK-ut me kushtet ndërtimore në vitin 2017, të cilat u plotësuan me ndryshime më vonë në vitin 2020, kur edhe u pajisën me lejen për sigurimin e gropës së gërmimit. Qytetarët e lagjeve ‘Dardania’ e ‘Ulpiana’ duhet ta gëzojnë të drejtën të praktikojnë fenë e tyre në mënyrë të dinjitetshme. Andaj, jemi të lumtur që më në fund, këtë proces sot e përmbyllëm me lëshimin e lejes ndërtimore për ndërtimin e këtij objekti fetar”, ka shkruar ai në Facebook.
Komuna e Prishtinës lëshon lejen përfundimtare për ndërtimin e Xhamisë Qendrore
Komuna e Prishtinës ka lëshuar leje për ndërtimin e Xhamisë Qendrore të Prishtinës. Kështu ka konfirmuar për Kohën, zëdhënësi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu.
Siç bëhet e ditur vendimi është marrë sot nga Drejtoria e Urbanizmi të Komunës së Prishtinës.
“Po, është e vërtetë, sot Komuna e Prishtinës ka lëshuar vendimin për lejen finale për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë”, ka thënë Sadriu.
Ndërtimin e kësaj xhamie, BIK-u e ka pasur kërkesë që pas luftës, pasi sipas tyre, në xhamitë të cilat i posedon kryeqyteti nuk ka vend për falje të besimtarëve mysliman.
Komuna e Prishtinës dhe BIK-u janë pajtuar që xhamia të ndërtohet në lagjen Dardania.
Gurëthemeli i saj është vendosur në vitin 2012, porse deri tash ka pasur vështirësi në realizimin e projektit nga BIK-u.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Musmurati kritikon Ministrinë e Arsimit për librat: Ka shkaktuar vonesa dhe humbje të orëve mësimore

Gjobiten qytetarët që zunë parkingjet e rezervuara për persona me aftësi të kufizuara

Për 5 orë sheshi zgjatet deri te rrethi me flamur

Ndryshime në disa linja të autobusëve të premten në Prishtinë

Të premten zgjatet sheshi deri te rrethi i flamurit

Të premten edhe një “testim” në kuadër të unazës së brendshme në Prishtinë

Komuna e Prishtinës publikon Udhëzuesin për legalizim të ndërtimeve pa leje

Gjobiten 29 lokale në Prishtinë për ndotje akustike

Mbi 40.000 banorë në Prishtinë do të ngrohen sivjet me “Termokos”

“Trafiku Urban” ofron udhëtim falas për gratë që duan të bëjnë mamografinë

Musliu: “Xhorxh Bushi” do të mbyllet edhe për taksi e autobusë
