Arbëri

Të shtunën pastrohet “Muharrem Fejza”, qytetarët luten të mos i parkojnë veturat afër

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se gjatë ditës së shtunë, do të bëhet pastrimi gjeneral i rrugës “Muharrem Fejza” me rrugët lidhëse dhe hapësirat e tjera publike në atë zonë.

Komuna përmes një njoftimi të mërkurën, ka kërkuar nga qytetarët që të bashkëpunojnë duke mos i parkuar veturat në parkingun paralel, në shiritat qarkullues të rrugës dhe as në trotuare, për të mos penguar realizimin e punimeve.

“Lusim qytetarët të bashkëpunojnë sepse në rast të mos respektimit të këtij njoftimi nuk do të marrim përgjegjësi për dëmtime të veturave apo mjeteve tjera motorike në këto rrugë dhe hapësira tjera publike të kësaj zone”, thuhet në njoftim.

Të premten dhe të shtunën e kaluar është bërë asfaltimi i tërësishëm i rrugës “Muharrem Fejza”.