Drejtoria e Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës, në kuadër të fushatës vetëdijësuese për trajtimin e fëmijëve në situatë rruge ka organizuar kampanjën “Unë s’jap lëmoshë, AS TI! & Bashkë t’i mbrojmë fëmijët në situatë rruge”.
Kjo iniciativë u tha se vjen me qëllim të përçimit të mesazhit se dhënia e cenon dhe dëmton jetën e fëmijëve në situatë rruge.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se asnjë fëmijë nuk meriton të mbetet në rrugë.
Ai shtoi se Komuna në bashkëpunim me drejtorin e Mirëqenies Sociale, ka organizuar bazat ditore ku do të vendosen këta fëmijë. /KP