Arbëri

Mbeturinat mbulojnë kryeqendrën, komuna thotë se situata do të zgjidhet

Descriptive Text

Deponia për mbeturina në Komunën e Prishtinës është mbyllur për një ditë. Kjo ka shkaktuar që plot mbeturina të mbesin jashtë kontejnerëve në lagje.

Në një prej lagjeve të Prishtinës, mbeturinat kanë bërë radhë jashtë kontejnerëve pasi këta janë mbushur plot.

Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi në Facebook të martën ka thënë se është e vetëdijshme për situatën e pakëndshme të krijuar nga grumbullimi i mbeturinave.

Ajo ka arsyetuar se kjo është bërë për shkak të obligimeve që NP “Pastrimi” i ka Deponisë dhe si pasojë deponia është bllokuar për një ditë.

“Për arsye të obligimeve të NP ‘Pastrimi’ ndaj Deponisë, kjo e fundit është bllokuar për një ditë dhe ka rezultuar në krijimin e gjendjes së tillë”, thuhet në njoftim.

Mirëpo, sipas komunës, NP “Pastrimi” është tani në terren me gjithë kapacitetin e saj dhe se deri pas orën 16:00 qendra do të pastrohet në tërësi.

{gallery}