Arbëri

Ahmeti ironizon: Vakti o’ me testu liqenin?

Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ironizuar me testimet që ekzekutivi i ri po i kryen në trafikun në kryeqytet.

Të shtunën e të dielën qendra e kryeqytetit do të kthehet për herën e dytë në rrugë njëkahëshe. Testimi i parë ka kaluar nëpër shumë diskutime. Ahmeti të premten ka ironizuar me testimet duke kthyer vëmendjen ka një prej deklaratave të shumëpërfolura të kryetarit Përparim Rama, gjatë fushatës në zgjedhjet e fundit.

“Vakti o’ me testu liqenin?” ka shkruar Ahmeti në Twitter.

Rama në fushatë, duke dhënë premtimet e tij, pati thënë se në një periudhë të largët kohore në vend të stadiumit aktual do të mund të ishte një liqen.