Metro

Në fundjavë do të mbyllet për qarkullim një segment i rrugës “Muharrem Fejza”

 

Për shkak të punimeve në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, një segment i rrugës, përfshirë edhe të gjitha rrugët lidhëse, do të mbyllet për qarkullim në fundjavë.

Siç njoftoi Drejtoria e Investimeve Kapitale nga Komuna e Prishtinës, të nartën, qarkullimi do të mbyllet nga rrethrrotullimi i rrugës “B” në drejtim të lagjes “Mati”.