Arbëri

Tri lagje të Prishtinës, pa ujë të pijshëm të enjten mbrëma

Lagjet “Dardania”, “Lakërishta” dhe një pjesë e lagjes “Kalabria” në kryeqytet, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm të enjten mbrëma nga ora 20:00, ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.

Kjo ndërprerje e furnizimit me ujë ndërlidhet me detektimin e një rrjedhje uji prej një gypi.

“Për ta kryer sanimin e defektit, së pari është i domosdoshëm detektimi ngase operatorë të tjerë kanë vendosur gypa mbi gypat e ujit, andaj nevojitet identifikimi i saktë i rrjedhjes”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina” të enjten.

Kompania ka thënë se këto lagje mund të mos kenë furnizim me ujë të pijshëm për tri apo katër orë.