Arbëri

Plani rregullues “Arbëria 3” hiqet nga rendi i ditës, banorët e “Kalabrisë” pengojnë seancën

Banorët e lagjes "Kalabria" kanë shkuar në seancën e Kuvendit Komunal që po mbahet të martën dhe po kërkojnë një takim me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

Përkundër tentimit nga ana e kryesuesit të Kuvendit Komunal, Fehmi Kupina që t'i ndalojë së foluri në seancë, ata nuk lejuan që të vazhdoj seanca pa marrë premtimin e kryetarit Rama për një takim.

Ky reagim i tyre vjen pasi pika e 10 e rendit të ditës për lënien në diskutim publik për plotësim ndryshimin e vendimit të Planit rregullues të " Arbëria 3", është hequr nga rendi i ditës së sotme.

Vendimi i Planit rregullues të lagjes Arbëria dhe i Kalabrisë është shfuqizuar në Kuvendin Komunal me rekomandim të Ministrisë së Mjedisit.

Image