Metro

Të hënën mbyllen dy rrugë në Prishtinë

Foto: Driton Paqarada/KOHA
 

Komuna e Prishtinës ka njoftuar të shtunën se për shkak të akviteteve që do të mbahen me rastin e “Ditës së Evropës”, të hënën më 9 maj do të mbyllën dy rrugë të kryeqytetit.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për rrugët “George Bush” dhe “Garibaldi”.