Metro

Në Prishtinë propozohet subvencionimi me 500 euro për nënat në nevojë

 

Drejtoria për Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës ka propozuar subvencionimin me 500 euro për nënat/lehonat përfituese të skemës sociale, ka bërë të ditur drejtoresha Adelinë Sahiti.

Propozimi është futur në agjendë për seancën e ardhshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës. Ajo ka thënë se ka marrë përkrahjen e Komitetit për Politika dhe Financa.