Arbëri

Në Prishtinë afro 6000 raste aktive me COVID-19

Prishtina vazhdon të kryesojë me raste aktive me COVID-19.

Në Prishtinë aktualisht janë 5896 raste aktive, bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë.

Vetëm gjatë të shtunës u regjistruan 1062 raste aktive në Prishtinë. Pas Prishtinës vjen Mitrovica me 1328 raste aktive, ndërsa Peja i ka 1081 raste aktive.

Në Kosovë në total janë 15.245 raste aktive.