Arbëri

300 tonë kripë për largimin e borës në Prishtinë, qytetarët të pakënaqur me pastrimin e rrugëve

Descriptive Text

Për 3 ditë me radhë kanë hedhur kripë me duar nëpër të gjitha rrugët e qytetit.

Punëtorët e kompanive të kontraktuara nga Komuna e Prishtinës për përkujdesjen e qytetit të Prishtinës, në këtë mënyrë po mundohen t’i pastrojnë trotuaret e mbuluara nga bora e akulli.

Lopatat iu erdhën në ndihmë për thyer shtresat e akullit të krijuar edhe nëpër sheshe.

Lirimi i rrugëve të qendrës së Prishtinës nga bora ishte edhe prioritet i tyre.

Ai tregon edhe për vështirësitë që kanë gjatë intervenimit.

Për fëmijët mund të jetë kënaqësi e madhe bora. Por rrëshqitja në rrugët e lagjes mund të jetë rrezik.

Në këtë mënyrë Komuna e Prishtinës është siguruar që të hedhë rërë dhe kripë edhe nëpër rrugët e shtruara me kalldrëm, përmes makinerive që secila kompani i ka të paktën nga katër sosh.

Me nga 300 tonë kripë është pajisur secila kompani për përkujdesjen për mirëmbajtjen e rrugëve, e që sipas Komunës janë të mjaftueshme për këtë sezon dimëror.

Sipas tij, përkundër vështirësive kanë arritur që të gjitha rrugët të jenë të kalueshme.

Përkundër këtij fakti, janë qytetarët që e thonë të kundërtën. Sipas tyre, trotuaret dhe rrugët nuk kanë qenë mirë të pastruara dhe kanë pasur vështirësi në qarkullim.

Ndryshe, Komuna e Prishtinës ka kontraktuar 11 kompani për përkujdesjen e rrugëve gjatë sezonit dimërorë. 7 nga to janë për qytetin me periferi, përderisa 4 të tjera bëjnë mirëmbajtjen e rrugëve nëpër fshatrat e Prishtinës.