Metro

“Prishtina Parking” zgjerohet edhe në zona të tjera përveç qendrës

 

Shqiptime të dënimeve dhe bllokada të veturave janë rezultate për qytetarët që parkojnë në parkingjet e “Prishtina Parking” e që nuk e bëjnë pagesën për shfrytëzim.

Përveç zonës Qendër, parkimi me pagesë tashmë ka filluar së zgjeruari edhe në “Zonën 2”, ku si lagje e parë është përfshirë “Dardania”, dhe “Rruga B” si parking komercial.