Arbëri

Lagja Sofalia në Prishtinë të hënën mbetet pa rrymë e pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se me datë 6 dhjetor, për shkak të mungesës së energjisë elektrike në një lagje të Prishtinës, do të ketë edhe mungesë të ujit të pijshëm po në këtë lagje.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për lagjen Sofali të kryeqytetit.

“Ju njoftojmë se nesër më datë 06.12.2021, do të ketë ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike prej orës 11:00 deri më 15:00. Gjatë kësaj kohe pa furnizim me energji elektrike do të mbetet pika matëse: DPR 90065707 KRU" Prishtina" sh.a. , lagjja Sofalia. Pa furnizim me ujë të pijshëm mund të mbetet zona e njëjtë , në periudhën e njëjtë për shkak të mungesës së energjisë elektrike në stacionin e pompave – Sofali”, thuhet në njoftim.