Arbëri

Prishtina me më së shumti raste aktive me COVID-19

Prishtina vazhdon të jetë komuna me më së shumti raste aktive me COVID-19 në Kosovë.

Deri tash kryeqyteti ka 54 raste aktive me koronavirus. Pas Prishtinës është Ferizaj me 48, Klina 23, Gjilani me 21 dhe komuna tjera me më pak raste.

Në nivel qendror janë 314 raste aktive me COVID-19

Të mërkurën janë regjistruar tetë raste të reja të infektimit.