Metro

Jasharaj kundër bojkotit të mësimit në “Sami Frashëri”: Çështja duhet të zgjidhet nga institucionet

Foto: KTV
 

Kreu i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se është kundër bojkotit të mësimdhënësve të Gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë, nën arsyetimin se është humbur shumë nga procesi mësimor.

Ai ka thënë se mësimdhënësit e kanë vendin në shkollë dhe se për hir të mësimit, duhet të kthehen në klasa, derisa për çështjen e zgjedhjes së drejtoreshës së këtij Gjimnazi, Jasharaj tha se duhet të zgjidhet përmes organeve arsimore.