Metro

Ahmeti: Nuk i lejojmë tubimet me qytetarë nëpër shkolla

 

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se tubimet me qytetarë të politikanëve nuk mund të mbahen në shkolla. Ai ka thënë se drejtorët e shkollave po kanë presion nga shtabet për tubime.

“Drejtorët e shkollave dhe drejtoria e Arsimit kanë lajmëruar që kanë presion nga shtabet për me i leju tubimet me qytetarë brenda në shkolla për shkak të shiut. Përgjigja është JO! Zgjedhjet po mbahen në kushte të jashtëzakonshme. Sipas udhëzimeve çfarëdo grumbullimi i qytetarëve në hapësira të mbyllura duhet të kufizohet”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.