Arbëri

Prishtina me më së shumti raste aktive me COVID-19

Prishtina sot numëron 3011 raste aktive me COVID-19, duke u bërë komuna me më së shumti raste aktive.

Pas Prishtinës është Prizreni me 1276, Ferizaj, 1015 dhe komuna tjera me më pak se njëmijë raste.

Në nivel vendi janë 14501 raste aktive me COVID-19. Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 12 raste të vdekjeve dhe 410 raste të infektimit me COVID-19. Ditëve të fundit ka rënë lehtë numri i vdekjeve dhe rasteve me COVID-19.