Arbëri

Banorët e “Bregut të Diellit” telashe me zhurmën, Komuna nuk u përgjigjet

Hapësirat e gjelbra dhe ato të përbashkëtat në objektet banesore nuk shfrytëzohen nga të gjithë banorët në shumë lagje të kryeqytetit.

Banorët e kateve të poshtme shpesh i kthejnë në oborre private ose në kafene duke i bllokuar edhe trotuaret me ulëset e tyre.

Identifikimi i te gjitha uzurpimeve te këtilla dhe marrja e masave mbeten sfidë për kryetarin e ri te Prishtinës.

Për banorët e tjerë telashet janë të mëdha.

“Uzurpimi i trotuareve, jo veç mua... të gjithëve po na pengon, veç atyne pronarëve nuk ju pengon. Me konë inxhinieri nuk i kish lonë hiq trotuarët…”, ka thënë Rrustem Xhelaj, qytetar.

“Se shumë ngusht edhe nuk ke kah me livritë. se shumë parkingjet e ngushta e për mu shlirue ma mirë osht mi hjek karrikat. Shumë pengesë e madhe, kjo është palidhje, ky o qytet nuk”, ka thënë një banor.

Problem i madh është edhe zhurma prej tyre.

“Shumë, është e patolerueshme kjo është problem për banorët aty ku banojnë, është problematike për gjithqka. Po flas prej fmijve tmi, fmija mi përshembull nballkon msojn e është problematike zhurma që është”, ka thënë Sadete Gashi, banore e kësaj lagjeje.

Banorët e “Kodrës së Diellit” kanë mbledhur 38 nënshkrime dhe më 5 korrik kanë drejtuar një ankesë në Komunë.

Ata janë ankuar për zhurmën e madhe që vjen nga kafenetë poshtë banesave.

Ani që afati i fundit për përgjigje nga Inspektorati komunal ka qenë 6 gushti, qytetarët prapa kamerave kanë bërë të ditur se ende nuk kanë marrë përgjigje.

KOHA ka pyetur Komunën për lejet që kanë ato, por nuk ka marrë përgjigje.