Arbëri

Në Gërmi kamerat kapin ujqit e murrmë

Për herë të parë pas shumë vitesh, në Parkun e Gërmisë është vënë re prania e ujkut të murrmë, kanë bërë të ditur Milot Kurshumlia dhe Besnik Fetiu nga Grupi “Wildlife – Albanian Photograpers”.

Siç shihet nga pamjet e publikuara, dy ujq të tillë janë vënë re rreth orës 4 të mëngjesit të mërkurën e 8 shtatorit.

Në njoftimin në Facebook, Kurshumlia ka thënë se fiziku i ujqve tregon se ata kanë ushqim të bollshëm dhe po ushqehen mirë.

Sipas tij, kamerat kanë kapur në Gërmi edhe një ujk të zi, por që për shkak të pamjeve më të dobëta nuk është postuar videoja.

Ditë më parë në Gërmi është vënë re edhe një ari. Si rrjedhojë, Komuna vendosi për mbylljen e parkut për dy ditë nga e diela deri të martën.

 

TOP LAJM NGA PARKU GËRMIA ? !! Për herë të parë pas shumë viteve, dhe pas një angazhimi të madhë nga ana ime dhe e mikut timë Besnikut, kamerat tona kurthe, kapin ne Parkun e Gërmisë prezencën e ujkut të murrëm. Në mesin e pamjeve që kemi kapur nga kjo kamerë, është edhe një ujk i zi i cili kapet nga kamera krejt në qoshe, dhe në cilësi ma të dobët, prandaj nuk e postova. Ne video, dy ujqër të murrëm, të rritur dhe mjaft kurpulent, fizikusi i të cilëve po na tregon se kan ushqim të bollshëm dhe ushqehen mirë. Videoja është pronë ekskluzive e jona, çdo përvetsim i pa autorizuar, ose postim në të cilin nuk ceket autori, konsiderohet vepër penale !!

Posted by Milot Kurshumlia on Wednesday, September 8, 2021