Arbëri

Interesim më i madh për vaksinim në qendrën “1 Tetori”

Interesim më i madh i qytetarëve për vaksinim kundër COVID-19 është vërejtur në Qendrën e Vaksinimit “1 Tetori” gjatë të hënës.

Numër i madh i qytetarëve është vërejtur duke pritur për t’u vaksinuar gjatë mëngjesit të së hënës.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë rreth 150 mijë qytetarë janë vaksinuar me dy doza të vaksinës antiCOVID, ndërsa janë administruar në total afro 430 mijë doza të vaksinës.

Image