Arbëri

110 raste aktive me COVID-19 në Prishtinë

Prishtina është komuna me më së shumti raste aktive me COVID-19 në nivel vendi. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se Prishtina ka 110 raste aktive, pasuar nga Ferizaj me 65, Gjilani, 64, Gjakova 39, Podujeva 30, Mitrovica 27 e të tjera.

Sipas MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 100 raste të reja pozitive me COVID-19 në nivel vendi, ndërsa janë shëruar 3 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 108.465 raste pozitive, 105.660 të shëruar dhe 2.266 të vdekur.