Metro

Sahat Kulla e Prishtinës do të restaurohet – komuna investon 70 mijë euro, UNDP-ja 50 mijë

 

(Ekonomia Online) - Komuna e Prishtinës dhe UNDP-ja kanë nënshkruar marrëveshjen për restaurimin e Sahat Kullës, raporton Ekonomia Online.

Përfaqësuesja rezidente e UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko, tha se synimi i kësaj marrëveshjeje është ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe se do të investohet edhe më tej në projekte të tilla.