Arbëri

Komuna e Prishtinës po blen edhe 30 autobusë të rinj, 6 prej tyre elektrikë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se janë para përfundimit të marrëveshjes për blerjen edhe të 30 autobusëve të rinj për kryeqytetin.

Sipas tij, gjashtë prej autobusëve do të jenë elektrik.

“Jemi para përfundimit të marrëveshjes për blerjen edhe të 30 autobusëve të tjerë. Sipas para marrëveshjes 6 autobusë do të jenë elektrik dhe do të jenë në një linjë si pilot”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook.

Komuna e Prishtinës sot ka prezantuar pikat e para mbushëse për makina elektrike, prapa Pallatit të Rinisë.

Ahmeti ka thënë se parkingu për vetura elektrike do të jetë falas në Prishtinë.