Arbëri

Në Prishtinë do të instalohen mbushësit elektrikë pa pagesë për automjete

Komuna e Prishtinës

Komuna e Prishtinës do të instalojë mbushësit elektrikë për automjete, pa pagesë.

Të premten do të bëhet inaugurimi i instalimit të tre mbushësve elektrikë.

Pjesë e kësaj ceremonie do të jetë kryetari i komunës, nënkryetari dhe përfaqësues të tjerë.

Sipas njoftimit të komunës, Prishtina “bëhet komuna e parë në Kosovë që instalon mbushësit elektrik për automjete, pa pagesë”.