Arbëri

KRU “Prishtina” i dërgon 1500 borxhlinj te përmbaruesi privat

Descriptive Text

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ka njoftuar se ka dërguar mbi 1500 lëndë të konsumatorëve borxhlinj te përmbaruesi privat.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media, derisa u është kërkuar qytetarëve që të përmbushin obligimet e tyre financiar ndaj pagesës së faturave të rregullta mujore për shpenzimin e ujit.

“Për të përmbushur këtë mision me sukses dhe për të ofruar furnizim stabil me ujë të pijshëm dhe cilësor, sigurisht që kërkohet angazhim maksimal dhe ka kosto të lartë në trajtimin e ujit dhe mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit në vazhdimësi. KRU ‘Prishtina’ sh.a. ka filluar me procedimin e konsumatorëve borxhlinj në procedurë përmbarimore te përmbaruesit privat (kjo vlen për konsumatorët me borxhe mbi 100 euro), deri më tash sektorin e bizneseve të vogla e të mëdha, ndërsa tash kemi filluar edhe me sektorin e amvisërisë / shtëpiak / individual”, thuhet në njoftim.