KRU Prishtina ka njoftuar se sot janë planifikuar disa punime në një gyp në rrugën “Tirana” në Prishtinë.
Siç ka bërë të ditur KRU Prishtina, punimet do të fillojnë nga ora 12:00, ndërsa gjatë realizimit të punimeve pa ujë të pijshëm do të mbesin lagjja “Lakrishte”, një pjesë e lagjes “Dardania”, një pjesë e lagjes “Arbëria” mbi hekurudhë e deri te Komuna e Re e Prishtinës.
“Furnizimi rikthehet pas sanimit të gypit. Realizimi i punimeve teknike të tilla, po bëhet gjithnjë për një infrastrukturë më funksionale të rrjetit të ujësjellësit”, thuhet nga KRU Prishtina.