Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Agim Kuleta, pengon punën e gazetarëve.
Në mbledhjen e fundit të mbajtur të hënën z. Kuleta kritikoi ekipin e KTV-së që po e përcillte përplasjen verbale ndërmjet kryetarit Shpend Ahmeti dhe këshilltarëve komunalë nga Lëvizja Vetëvendosje.
I kujtojmë z. Kuleta që mediat janë të pavarura dhe raportojnë në bazë të ngjarjeve që ndodhin. Për më tepër, ai nuk ka asnjë të drejtë ligjore që të vlerësojë punën e gazetarëve.
“Kryesuesi i Kuvendit të Komunës thërret dhe kryeson mbledhjet e Kuvendit të Komunës”, thuhet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.
Për më tepër, ndiqeni videon dhe sjelljen e kryesuesit ndaj ekipit të KTV-së: