Metro

“KRU Prishtina” thotë se janë akumuluar mbi 45 milionë euro borxhe nga paslufta

 

(KosovaPress) - Borxhi ndaj Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, vazhdon të mbetet i lartë. Janë mbi 45 milionë euro borxh i akumuluar nga paslufta e deri më tani, që konsumatorët i kanë kësaj kompanie. Ndërsa qindra raste tashmë kanë përfunduar te përmbaruesi, pasi me vite të tëra nuk kanë paguar faturat e ujit të konsumuar.

Kryeshefi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit "Prishtina", Sokol Xhafa, në një intervistë për KosovaPress, ka treguar se vetëm gjatë pandemisë janë grumbulluar mbi 2 milionë euro borxhe.