Metro

Smajli: Subvencioni prej 400 mijë eurove mbulon vetëm 30% të humbjeve

 

Përfaqësuesi i Shoqatës së Transportuesve Privat në Prishtinë, Izet Smajli, ka thënë se subvencioni i Komunës për t’i ndarë 400 mijë euro për transportuesit privat ka mbulur vetëm 30% të humbjeve, të cilat sipas tij, ishin mbi një milion euro si pasojë e pandemisë.

Smajli megjithatë e ka falënderuar Kuvendin Komunal të Prishtinës dhe kryetarin Shpend Ahmeti “për këtë ndihmë sado të vogël”.