Arbëri

Komuna e Prishtinës rifillon pagesat e granteve për biznese

Komuna e Prishtinës të enjten (nesër) do të rifillojë me pagesat e granteve për biznese pas përfundimit të krejt procedurave administrative. Pagesat do të kryhen në grupe nga 100.

Këtë lajm e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në Facebook.

“Prej nesër do të rifillojmë pagesat e granteve për biznese pas përfundimit të krejt procedurave administrative. Do të mundohemi ti procesojmë sa më shpejtë edhe pse do të kryhen në grupe nga 100. Pagesat për Covid do të procesohen më shpejtë sepse thesari i proceson më shpejtë. Ju falemnderit për mirëkuptimin!” – ka shkruar Ahmeti.